Të pasurit po “varfërohen”

01/03/2016 00:00

Tregjet e paqëndrueshme të aksioneve, rënia e çmimit të naftës dhe rritja e dollarit në kontrast me luhatjen e monedhave të tjera, ka sjellë një riorganizim të madh në listën e njerëzve më të pasur të botës.

Sikurse e do tradita e çdo viti, revista “Forbes” ka publikuar listën e njerëzve me të ardhurat më të larta në të gjithë globin. Për të tretin vit me radhë, Bill Gates mbetet personi më i pasur në botë me një vlerë neto prej 75 miliardë dollarë, pavarësisht se tani ai është 4.2 miliardë dollarë më i varfër se një vit më parë.

Në vendin e dytë renditet spanjolli Amancio Ortega, krijuesi i firmës popullore të veshjeve “Zara”. Ai ndiqet nga Warren Buffett, manjati amerikan i biznesit, investitor dhe filantropist i shquar.

Lista vazhdon të dominohet nga meshkujt. Nga 1.810 miliarderë, vetëm 190 janë femra, një rënie me 197 nga viti 2015.  Të vetmet miliardere femra në 20-shen e parë e kanë të trashëguar pasurinë e tyre, duke përfshirë Liliane Bettencourt, trashëgimtaren e perandorisë “L’Oreal”, dhe Alice Walton, e bija e themeluesit “Walmart”, Sam Walton.

Ky është viti 30-të që “Forbes” harton një listë të tillë, por ndryshe nga viti i shkuar, të ardhurat e shumë miliarderëve kanë rënë. Po ashtu, 221 persona kanë dalë nga lista e njerëzve më të pasur të botës.

TOP 20 më të pasurit e botës

1. Bill Gates – 75 miliardë dollarë   
2. Amancio Ortega – 67 miliardë dollarë   
3. Warren Buffett – 60.8 miliardë dollarë   
4. Carlos Slim Helu – 50 miliardë dollarë
5. Jeff Bezos – 45.2 miliardë dollarë
6. Mark Zuckerberg – 44.6 miliardë dollarë
7. Larry Ellison – 43.6 miliardë dollarë   
8. Michael Bloomberg – 40 miliardë dollarë
9. Charles Koch – 39.6 miliardë dollarë
10. David Koch – 39.6 miliardë dollarë
11. Liliane Bettencourt – 36.1 miliardë dollarë
12. Larry Page – 35.2 miliardë dollarë
13. Sergey Brin – 34.4 miliardë dollarë
14. Bernard Arnault – 34 miliardë dollarë
15. Jim Walton – 33.6 miliardë dollarë
16. Alice Walton – 32.3 miliardë dollarë
17. S. Robson Walton – 31.9 miliardë dollarë
18. Wang Jianlin – 28.7 miliardë dollarë
19. Jorge Paulo Lemann – 27.8 miliardë dollarë
20. Li Ka-shing – 27.1 miliardë dollarë

Top Channel