Zidane, mes presionit për rezultate dhe dëmtimeve

01/03/2016 00:00

Vetëm dy muaj ka zgjatur entuziazmi i tifozëve madrilenë për ardhjen e Zidan në pankinën e Realit të Madridit, pasi formacioni “galaktik” e gjen veten larg titullit dhe mes njëmijë problemeve.

Disfata në derbin ndaj Atletikos është sinjali i qartë se La Liga tashmë është mision i pamundur, por më shumë se gjithçka, janë polemikat e Ronaldos dhe vuajtjet e presidentit Perez.
 
Në vigjilje të ndeshjes ndaj Levantes të mërkurën në orën 21:00, tekniku transalpin la të hapur mundësinë e largimit.
 
“Jam i përqendruar në sfidën e radhës dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë pas 3 muajsh. Jam i lumtur me atë që po bëj te Reali dhe besoj se gjërat po përmirësohen. Kur zbarkova në ditët e para ishte gjithçka bukur, por tani pas vetëm një ndeshje, po na shkatërrojnë”, tha Zinedin Zidane.
 
Vetëm pak javë në stolin shpërthyes të “merenges” dhe ka nisur të flitet për zëvendësuesin e francezit te Reali. I pari kandidat është Ernesto Valverde që drejton Atletik Bilbao dhe tjetri 52-vjeçari Mishel, madrilen historik sot në pankinën e Marsejës.
 
Si të mos mjaftoni këto probleme, Zidan do të duhet të bëjë pa disa titullarë ndaj Levantes. Benzema, Bejl, Marselo dhe Luka Modriç nuk do të jenë në transfertën e kësaj të mërkure në La Liga.

Top Channel