Champions, Barça kundër historisë dhe vetes

01/03/2016 00:00

Barcelona e këtij sezoni duket se ka vetëm një kundërshtar të vërtetë në arenën ndërkombëtare, pasi përballet me vetveten dhe historinë për të rifituar atë që se ka arritur askush.

Konfirmimi në fronin e Ligës së Kampionëve është një “mollë e ndaluar” në turneun më të rëndësishëm futbollistik për klube që kur ky event mori formatin dhe emrin aktual në vitin 1992.

Kupa “me veshë të mëdhenj” nuk është fituar kurrë për dy vjet me radhë nga i njëjti klub, pak rëndësi ka nëse është nisur apo jo në pozicion favorit, ose ka pasur një kalendar të lehtë.

Fitorja në dy vjet për herë të fundit në futbollin europian, ishte ajo e Milanit të drejtuar nag Arrigo Saki. Por, asokohe ishte një tjetër turne, pasi tani me fazën e grupeve dhe kolonën zanore të unifikuar nuk është përsëritur më.

Ndërkohë, në diskutimin për titullin kombëtar, Serie A, Premier League dhe La Liga që prej vitit 1993 kanë patur vetëm 5 ekipe fituese. Kjo statistikë reduktohet në vetëm 3 ekipe nëse analizohet dekada e fundit për atë që hyn nga dera kryesore në Champions.

Top Channel