Justin Gatlin thyen rekordin e Boltit… me pak ndihmë nga japonezët (Video)

01/03/2016 00:00

Sprintieri amerikan Justin Gatlin ka arritur të thyejë rekordin botëror të 100 m të Usain Boltit, por me pak ndihmë.

Një televizion japonez kishte ftuar atletin e famshëm Justin Gatlin për të provuar të thyente rekordin botëror të 100 m që mbahet nga xhamajkani Usain Bolt. Amerikani arriti të shënonte kohën 9.45 sekonda, që është më e mirë se 9.58 sekondat e regjistruara nga Bolti në vitin 2009, por ky rekord nuk do të merret në konsideratë pasi për ta arritur atë, Gatlin pati ndihmën e disa ventilatorëve të mëdhenj që i dhanë shtysë.

Për të marrë pjesë në spektaklin televiziv japonez, Gatlin u pagua 25 000 dollarë.

Koha më e mirë që ka arritur Justin Gatlin në 100 metra është 9.74 sekonda.

Top Channel