Deklarata e Ronaldos, Zidane thyen heshtjen

01/03/2016 14:50

“Nëse lojtarët e tjerë do të ishin në lartësinë time, atëherë do të ishim të parët”. Kjo ishte fjalia që shkaktoi zhurmë brenda dhe jashtë Realit të Madridit.

Cristiano Ronaldo do t’u përgjigjej me këtë gjuhë kritikave në përfundim të derbit me Atletikon e Madridit, ku “Los Blancos” u mposhtën 0-1.

Deklarata e asit portugez u cilësua arrogante e deri tek ofenduese për shokët e tij të skuadrës, ndërsa për rastin në fjalë flet për herë të parë edhe trajneri Zidane.

“Cristiano ka folur me të gjithë, mua dhe gjithë të tjerët. E dimë rëndësinë e tij në klub dhe ne të gjithë e mbështesim atë. Kjo çështje është zgjidhur dhe ne do të kalojmë këtë situatë të vështirë të gjithë së bashku”, tha Zizu.

Mediat spanjolle raportuan se mënjeherë pas bërjes publike të deklaratës së Ronaldos dhe përhapjes së saj me shpejtësi nëpër rrjetet sociale faqet informative online, portugezi u ka dërguar të gjithë shokëve të skuadrës një mesazh në “ËhatsApp”.

Thuhet se në mesazh ai ka shpjeguar kontekstin e deklaratës së tij duke thënë se i referohej listës së gjatë të dëmtimeve në skuadër.

Top Channel