Jorge Sampaoli drejt stolit të Boca Jr

01/03/2016 00:00

Jorge Sampaoli mund të marrë drejtimin e Boca Juniors. Lajmi bëhet i ditur nga Sky Sports, sipas të cilit, ish-tekniku i përfaqësueses kiliane pritet të zëvendësojë në pankinën e klubit argjentinas Rodolfo Arruabuenën të shkarkuar.

Jorge Sampaoli, fitues i Kupës së Amerikës në vitin 2015 me Kilin u fol edhe për një transferim të mundshëm te Chelsea, por ky opsion ra dhe tani për të po bëhet gati stoli i një skuadre të madhe për Argjentinën, si Boca Juniors.

Top Channel