Sanchez dhe Ozil, ende pa rinovuar

01/03/2016 00:00

Aleksis Sanchez e Mesut Ozil nuk kanë rinovuar ende kontratat e tyre me Arsenalin.

Ai që e konfirmoi këtë ishte vetë trajneri i “Topçinjve” të Londrës, Arsen Venger në një konferencë për shtyp.

Sulmuesi kilian dhe mesfushori gjerman kanë një kontratë me klubin londinez deri në vitin 2018 dhe sipas medias britanike, drejtuesit e Arsenalit mezi prezin zgjatjen e bashkëpunimit me ta.

Megjithatë, sipas venger asnjë prej lojtarëve nuk janë pranë rinovimit të kontratave të tyre.

Top Channel