Kim, nostalgjike për takimin e parë me Kanye

01/03/2016 00:00

Teksa prej disa ditëve kanë nisur thashethemet për një divorc mes tyre, Kim Kardashian është rikthyer katër vite më parë, kur ajo u njoh me bashkëshortin e saj Kanye West.

Ajo ka postuar një video në Instagram ku tregon takimin e saj të parë me Kanye, ku përfunduan në një dyqan lodrash, duke luajtur një duet në një piano gjigante, njësoj si te filmi klasik i Tom Hanks, “Big”.

Takimi i tyre i parë ka qënë më prill të 2012. Dy vjet më pas ata vunë kurorë, dhe sot, pas katër vitesh janë prindër të dy fëmijëve, North dhe Saint.

Top Channel