Edhe në Skoci “nata bëhet ditë”

01/03/2016 11:05

Ashtu si Tirana mbrëmjen e së hënës, edhe në Skoci “nata u bë ditë”, por për një shkaktar krejt tjetër.

Banorët nga Invernesi deri në Edinburg u bënë dëshmitarë të një drite të fortë të miksuar mes së bardhës dhe blusë, që u shoqërua me një zhurmë të fortë dhe të çuditshme për rreth 10 sekonda.

Fillimisht u fol për një stuhi, por ishin shërbimet meteorologjike që rrëzuan këto pretendime. Më pas u përfol për një ‘boom’ supersonik, por edhe kjo u hodh poshtë pasi në zonë nuk ka asnjë bazë ajrore.

Pas hedhjes poshtë të dy hipotezave fillestare, dëshmitarët e fenomenit besojnë se shkaktari i gjithë këtij ishte një meteor, i cili sapo ka rënë në kontakt me atmosferën është djegur me shpejtësi duke shkaktuar si dritën ashtu edhe zhurmën.

Top Channel