Deklaratat pas ndeshjes, Ronaldo sqarohet me shokët e skuadrës

29/02/2016 00:00

Cristiano Ronaldo ka shfrytëzyar seancën stërvitore të së hënës pasdite që të sigurojë shokët e skuadrës se deklarata e tij pas humbjes ndaj Atelticos është keqkuptuar.

Ylli i Real Madridit tha pas ndeshjes se “sikurse të gjithë të ishin në nivelin tim, do të ishim në vendin e parë”, duke ndezur një debat në kampin e “los blancos” në një kohë aspak të përshtatshme.

Ronaldo kishte telefonuar menjëherë kapitenin Sergio Ramos për të sqaruar situatën, ndërsa të hënën u kujdes që t’ju thotë në sy atë çfarë ka menduar ai me atë deklaratë.

“Deklarata ime është keqinterpretuar. Nuk doja të thoja që jam më i mirë se të gjithë të tjerët. Po ju referohesha dëmtimeve. Skuadra ka humbur disa nga lojtarët më kryesorë si Pepe, Bale, Benzema, Marcelo… Kjo na ka penguar që të jemi në nivelin që duhet të ishim. Kam shumë respekt për shokët e skuadrës, prandaj qëllimi im nuk ka qenë që t’i ofendoja”, tha Ronaldo pas atyre deklaratave për “As”.

Top Channel