Mikena: Ja metoda ime për të “shkëlqyer” në të gjitha lëndët

29/02/2016 00:00

Shkolla 9-vjeçare “Gjon Buzuku” është një nga më të mëdhatë në Tiranë. Ka rreth 1200 nxënës, nga këta 23 janë ekselentë, me të gjitha 10. Ata nuk e njohin 9-n.

Vetëm në klasën 9E janë 6 nxënës të shkëlqyer. Mikena na tregon se cila është formula e saj e suksesit, si ka mundësi që shkëlqen si në vizatim edhe në gjeografi edhe në matematikë edhe në muzikë.

Ka pasione të shumta që i zhvillon me seriozitet dhe sigurisht që e ka një ide të qartë se çfarë profesioni do të ushtronte.

Mësuese Maria me krenari tregon se klasa e saj kujdestare është nga më të mirat e shkollës “Gjon Buzuku”.

Mikena ka edhe dy motra, një prej tyre gjithashtu ekselente. I ati punon në strukturat e policisë, ndërsa e ëma megjithëse ka mbaruar inxhinieri, punon si parukiere, për t’i patur vajzat nën kontroll.

Top Channel