Tërbohet prifti, pi kokainë në kishë

29/02/2016 00:00

Prifti katolik, At Stephen Crossan, është filmuar në një dhomë të mbushur plot me simbole naziste duke thithur kokainë gjatë një feste në shtëpinë e tij, në katin e poshtëm të kishës.

37-vjeçari shihte teksa merr një vizë kokainë të cilësisë së parë përmes një kartëmonedhe 10 paundëshe ndërsa pi birra dhe Ëhiskey. Në videon e publikuar tashmë në internet, prifti dëgjohet të thotë “nuk duhet ta bëj”, përpara se të thithë me hundë pluhurin e bardhë teksa flet me një mik.

Videoja, e siguruar nga “The Sun”, thuhet se është regjistruar në fund të një feste 2-ditore, ku prifti katolik kishte ftuar miqtë e tij në shtëpi. Ai ka pranuar se ka marrë drogë duke thënë për gazetën: “Ishte vetëm një natë, kaq! Unë nuk kam lidhje me drogën”.

Burime për gazetën thanë se shtëpia e priftit ishte e mbushur me simbole naziste, duke përfshirë këtu flamuj, kapele dhe një shqiponjë me kryqin e thyer të nazistëve.

“Kishte simbole naziste në të gjithë shtëpinë. Një moment At Stephen vuri një kapele dhe bëri me dorë përshëndetjen tipike naziste. Ishte shokuese”, tha i një burim për gazetën.

Top Channel