Van Gaal, sa shumë zbulime

29/02/2016 00:00

Marcus Rashford është emri i fundit që i shtohet listës së gjatë dhe prestigjioze të talentëve të zbuluar dhe të lançuar në elitën e futbollit nga trajneri Louis van Gaal.

Trajneri holandez që po lufton me mish e me shpirt për të mos u shkarkuar nga pankina e Manchester United, nuk ka marrë maksimumin nga blerjet në merkato, por po krenohet me të rinjtë.
 
Marcus Rashford po përjeton një moment të pabesueshëm pasi dy golat në Europa League në debutim me United, u shoqëruan me dy firma të tjera, këtë herë në debutimin në Premier Lieague ndaj Arsenalit.

18 vjeç e 20 ditë ka bomberi i ri në “Old Trafford”, po aq sa ishte Wayne Rooney kur shënoi për herë të parë në Angli. Golat e tij ishin një befasi për trajnerin e Arsenalit, por në kampin tjetër një hakmarrje për trajnerin Van Gal ndaj kritikëve.

Trajneri Van Gal ka lançuar më parë dhe futbollistë të tjerë që kanë shkruar historinë. Iniesta, Xavi, Kluivert, Muller, Seedorf, Badstuber, Alaba u aktivizuan me ngulm nga holandezi në moshë të re, pavarësisht skepticizmit.

Top Channel