Rita kalon një natë me Chris Brown

29/02/2016 00:00

Rita Ora ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram ku shihet me ish të dashurin e Rihannas, Chris Brown, në një dhomë hoteli.

Kjo foto erdhi në kulmin e thashethemeve për një lidhje të bjondes bukuroshe me këngëtarin amerikan.

Në foto, Brown qëndron në këmbë duke tymos, ndërsa Rita është ulur dhe i shkel syrin kamerës.

Rita ishte në Milano për të përformuar në festën e revistës së “Vogue Italia”, ndërsa Chris ishtë në të njëjtin qytet për një aktivitet tjetër.

Komentet në Instagram kanë qenë të ndryshme me fansa që kërkojnë që ata ta pranojnë publikisht lidhjen, por edhe me “sy shqiponjë” të cilët vërejnë detaje duke pyetur Ritën se pse kishte gjnjët e skuqur.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel