Kombëtarja, miqësore me Luksemburgun më 29 mars

29/02/2016 16:35

Edhe pse pretendimet e qeverisë së futbollit shqiptar për një kundërshtar të nivelit të lartë kishin bërë tifozët të mendonin për të tjerë kundërshtarë, Shqipëria e Giani De Biasit do të përballet me një rival “loë cost” në muajin mars.

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë miqësoren e dytë të muajit mars, saktësisht më datë 29, kundër Luksemburgut.
 
90 minutëshi që do t’i shërbejë kquezinjve për të kolauduar më shumë ekipin në nnë datë të lirë të FIFA-s, do të luhet në Luksemburg në stadiumin “Jou Bathel”, në orën 20.15.

Kështu Kombëtarja kompleton të dy datat miqësore të muajit mars. Më datë 26 mars, ajo do të zhvillojë miqësoren e parë të këtij viti, në stadiumin “Ernest Hapel” të Vjenës kundër Austrisë. Tri ditë më pas kombëtarja do të luajë në Luksemburg.

Ndërkaq, para pak ditëve, është konfirmuar zyrtarisht, edhe një miqësore që do të zhvillohet më 29 maj kundër Katarit. Konfirmohet zyrtarisht, se po punohet edhe për organizimin e një miqësoreje tjetër përpara fillimit të finaleve të Kampionatit Europian “Francë 2016”.

Në negociata ishte përmendur emri i Gjermanisë, siç u tha dhe nga trajneri De Biasi, por kjo nuk rezultoi efikase.

Top Channel