“Futboll Leaks” zbulon detajet e kontratës së Alvaro Moratës

29/02/2016 00:00

E ardhmja e Alvaro Moratës është gjithnjë e më e padëshifrueshme. Juventus nuk mund të vendos nëse do ta mbajë apo jo futbollistin, pasi gjithçka do të varet nga vullnetii vetë futbollistit spanjoll.

Portali portugez, “Football Leaks” pasi zbuloi detaje të kontratave më të rëndësishme të futbollit europian sidomos atij spanjoll e luzitan, rikthehet të flasë për Realin e Madridit.

Ndryshimi qëndron se në këtë rast përfshihet edhe Juventusi pasi “Football Leaks” nxjerr në dritë detajet e kontratës së transferimit të sulmuesit nga Reali te “zonja e vjetër” në verën e vitit 2014.

Juventusi pagoi për Moratën 20 milionë euro të ndarë në 4 këste, ndërkohë që në kontratën e tij përfshiu edhe një klauzolë për zgjidhjen e saj për 80 milionë euro. Por e reja kryesore qëndron tek e drejta e Realit për të riblerë Moratën.

Sipas asaj që publikon “Football Leaks”, shifra e përcaktuar në këtë pikë është 30 milionë euro, por ajo mund të ulet edhe më shumë.

Nëse Morata nuk do të luajë të paktën në 50% të ndeshjeve zyrtare të Juventusit në këtë sezon, atëherë klubi merenges mund ta rikthejë atë në “Bernabeu” për një vlerë nën 30 milionë euro.

Kjo është e vështirë të ndodhë, ndërkohë që duhet të kuptohet se cili do të jetë vullneti i Moratës që mund të thotë fjalën e fundit nëse do të kthehet apo jo te Reali.

Top Channel