Është shumë vonë kur të thoni ‘Po’

29/02/2016 00:00

Martesa është të jetosh në çift, dhe të hapësh horizonte të reja, ku ndan me partnerin/en ëndrrat dhe frikat. A ka momente vështirësie? Sigurisht që po, janë pjesë e lidhjes pasi të kesh kërkesat e tua dhe të plotësosh dhe ato të tjetrit nuk është e lehtë.

Ja disa gjëra që duhet të dini para se të martoheni:

Nuk është si e mendon
Harro çfarëdo të kesh në mendje, pasi do të jetë shumë ndryshe nga ajo që imagjinon. Një këshill? Mos ndërtoni kështjella në ajër me pritshmëritë që doni të keni, por kënaquni me momentin që jetoni.

Mund t’ia dalësh
Një nga gabimet më të mëdha është që harrojmë se përkrah do të kemi njeriun me të cilin jemi dashuruar, na ka bërë të qeshim, të lumturohemi e të bëjmë çmendurira. Do të ketë edhe momente ku e përditshmja do të kalojë spontanitetin, por duhet të flasësh gjithmonë me zemër. Mësohuni të thoni atë që mendoni me diplomaci, është mjaft pozitive për një çift.

Seks… apo jo
Të jetosh në të njëjtën çati do të thotë të jesh më shpesh me partnerin. Viroza, faturat dhe lodhja, ndonjëherë mund të zbehin dëshirën seksuale, por kujdes, mos e braktisni tjetrin. Rreziku? Do të jetë shumë vonë kur të kuptoni që distanca mes jush është krijuar.

Një orë për veten
Mos i lini pas dore pasionet tuaja, dedikojini të paktën një orë, pasi kjo është thelbësore për ekuilibrin mes të dyve. Të gëzosh kohën tënde të lira, ka efekte pozitive tek të dy, ndihmon në kreativitet dhe krijon lehtësira në raport.

Ky është momenti i duhur!
Në pjesën më të madhe shkak i divorceve janë mospërshtatja me njëri-tjetrin, dhe mos sqarimi i pozicioneve që në fillim të martesës. Pavarësisht se mund të dukemi sikur ndryshojmë, në thelb ne jemi ata që kemi qënë. Të uleni në tavolinë dhe të diskutoni për shembull, kur mund të keni fëmijë, kush do marr disa përgjegjësi e kush disa të tjera etj. Por diskutojini, mos i lini pas dore, pasi ju hapin probleme më vonë në martesë. Martesa ka nevojë për kurajo dhe ndershmëri, dhe… një buzëqeshje.

Top Channel