Leo fiton më në fund një Oscar

29/02/2016 08:20

Leonardo DiCaprio ka fituar më në fund një çmim Oscar. Aktori ishte nominuar në kategorinë e aktorit më të mirë protagonist me filmin “The Revenant” dhe mundi konkurrencën e Bryan Cranston (Trumbo), Matt Damon (The Martian), Michael Fassbender (Steve Jobs) dhe Eddie Redmayne (The Danish Girl) për çmimin më të lakmuar në kinematografi.

Ky ishte nominimi i gjashtë për Oscar për DiCaprion, pas 5 nominimeve si aktor dhe një si producent.

Aktori më i mirë joprotagonist u shpall britaniku Mark Rylance (Bridge of Spies), aktorja më e mirë protagoniste Brie Larson (Room) dhe aktorja më e mirë joprotagoniste Alicia Vikander (The Danish Girl).

Drama e mbështetur në historinë e vërtetë të një ekipi gazetarësh të “Boston Globe”, të cilët ekspozuan një rrjet priftërinjsh pedofilë, ishte surpriza e Academy Awards. Filmi ku interpretojnë emra të njohur si Mark Ruffalo, Michael Keaton dhe Rachel McAdams rezultoi vetëm në minutat e fundit si fituesi i çmimit të madh, kur deri në ato çaste nuk kishte marrë veçse një statuetë: atë të skenarit më të mirë origjinal.

Kur u ngjit në skenë të tërhiqte çmimin, producenti Michael Sugar tha se shpreson që mesazhi i filmit, heshtja institucionale mbi abuzimet e fëmijëve nuk duhet toleruar, do të kumbojë fort, deri në Vatikan.

Filmi “Mad Max: Fury Road” ishte ai që mori më shumë çmime, plot 6.

Oscar-i për regjisorin më të mirë shkoi për Alejandro G. Inarritu (The Revenant).

Lista e plotë e fituesve:

Filmi më i mirë: Spotlight
Të nominuar: The Big Short, Bridge of Spies, Brooklyn, Mad Max: Fury Road, The Martian, The Revenant dhe Room

Aktori më i mirë: Leonardo DiCaprio (The Revenant)
Të nominuar: Bryan Cranston (Trumbo), Matt Damon (The Martian), Michael Fassbender (Steve Jobs) dhe Eddie Redmayne (The Danish Girl)

Aktorja më e mirë: Brie Larson (Room)
Të nominuara: Cate Blanchett (Carol), Jennifer Lawrence (Joy) Charlotte Rampling (45 Years) dhe Saoirse Ronan (Brooklyn)

Aktori më i mirë joprotagonist: Mark Rylance (Bridge of Spies)
Të nominuar: Christian Bale (The Big Short), Tom Hardy (The Revenant), Mark Ruffalo (Spotlight) dhe Sylvester Stallone (Creed)

Aktorja më e mirë joprotagoniste: Alicia Vikander (The Danish Girl)
Të nominuara: Jennifer Jason Leigh (The Hateful Eight), Rooney Mara (Carol), Rachel McAdams (Spotlight) dhe Kate Winslet (Steve Jobs)

Regjisori më i mirë: Alejandro Inarritu (The Revenant)
Të nominuar: Lenny Abrahamson (Room), Tom McCarthy (Spotlight), Adam McKay (The Big Short) dhe George Miller (Mad Max: Fury Road)

Skenari më i mirë: Spotlight
Të nominuar: Bridge of Spies, Ex Machina, Inside Out dhe Straight Outta Compton

Skenari më i mirë i përshtatur: The Big Short
Të nominuar: Brooklyn, Carol, The Martian dhe Room

Filmi më i mirë i animuar: Inside Out
Të nominuar: Anomalisa, Boy and the World, Shaun the Sheep Movie dhe When Marnie Was There

Filmi më i mirë i huaj: Son of Saul (Hungari)
Të nominuar: Embrace of the Serpent (Kolumbi), Mustang (France), Theeb (Jordani) dhe A War (Danimarkë)

Kinematografia më e mirë: The Revenant
Të nominuar: Carol, The Hateful Eight, Mad Max: Fury Road dhe Sicario

Kostumografia më e mirë: Mad Max: Fury Road
Të nominuar: Carol, Cinderella, The Danish Girl dhe The Revenant

Dokumentari më i mirë: Amy
Të nominuar: Cartel Land, The Look of Silence, What Happened, Miss Simone? dhe Winter on Fire: Ukraine’s Fight for Freedom

Montazhi më i mirë: Mad Max: Fury Road
Të nominuar: The Big Short, The Revenant, Spotlight dhe Star Wars: The Force Awakens

Filmi më i mirë i shkurtër: Stutterer
Të nominuar: Ave Maria, Day One, Everything Will Be Okay (Alles Wird Gut) dhe Shok

Kolona zanore më e mirë: Ennio Morricone (The Hateful Eight)
Të nominuar: Bridge of Spies, Carol, Sicario dhe Star Wars: The Force Awakens

Efektet vizuale: Ex Machina
Të nominuar: Mad Max: Fury Road, The Martian, The Revenant dhe Star Wars: The Force Awakens

FOTO GALERI
1/11
Leonardo DiCaprio

Top Channel