NBA, Stephen Curry, kosh spektakolar në limite të kohës

28/02/2016 00:00

Golden State Warriors me Stephen Curry po zhvillojnë një sezon të shkëlqyer në NBA. Basketbollisti 27-vjeçar realizoi një tripikësh spektakolar në limite të ndeshjes ndaj City Thunder.

Ylli i Warriors zhvilloi një tjetër paraqitje fantastike duke koleksionuar në total 46 pikë 6 asiste dhe 3 rebound, por vendimtari ishte koshi i sekondave të fundit. Thuajse nga mesi i fushës, Curry lëshoi një goditje trepikëshe që vendosi fatet e ndeshjes, e cila ishte e mbërthyer në rezultatin 118-118.

Plot 12 trepikësha realizoi Curry në këtë përballje ndërkohë që Oklahomës nuk i mjaftuan 37 pikët e Durant, 26 të tjera të realizuara nga MVP-ja i All Star Game për të dytin vit radhazi Rusell Westbrook.

Top Channel