Man. City fiton Kupën e Ligës, mposht me penallti Liverpool-in

28/02/2016 00:00

Manchester City ka triumfuar në finalen e Kupës së Ligës ndaj Liverpool-it, duke e fituar me penallti për herë të katërt këtë trofe.

Pas 120 minuta lojë, ku rezultati ishte mbërthyer në shifrat 1-1, që prej minutës së 83, kur Liverpool-i barazoi me anë të Coutinho-s, ndërsa më herët kishte shënuar për City-n Fernandinho, ndeshja shkoi te gjuajtja e 11-metërshave, ku portieri i City-t ishte i jashtëzakonshëm.

Caballero pasoi vetëm një gol nga Can, ndërsa Lucas, Coutinho dhe Lallana gabuan përballë tij. Lojtarët e Manchester City-t gabuan vetëm në gjuajtjen e parë, ndërsa shënuan në 3 penalltitë e tjerë, me Navas, Aguero dhe Toure.

Ky ishte triumfi i katërt i Manchester City-t në Kupën e Ligës, ndërsa Pellegri do të largohet nga stoli i këtij ekipi me të paktën një trofe të fituar, duke ia lënë vendin sezonin e ardhshëm Guardiola-s.

Top Channel