Tiranë, endacaku vritet nga shoku i tij i pirë

28/02/2016 13:25

Policia u njoftua mëngjesin e së dielës për një të vdekur në godinën numër 8 të Institutit Bujqësor në Kamëz.

Kufoma e shtetasit Arben Kanina, 50 vjeç, endacak, u dërgua në morg, ku rezultoi se vdekja i ishte shkaktuar nga goditje të dhunshme në trup dhe kokë.

Policia filloi menjëherë hetimet, nga ku rezultoi se shoku i tij i ngushtë, Artan Marku, 45 vjeç, edhe ky endacak, pas konsumit të pijeve alkoolike e kishte vrarë në dhomën ku banonin.

Policia arrestoi 46-vjeçarin Marku me akuzën e vrasjes.

Top Channel