Vllaznia, përmirësohet gjendja e Gurishtës

28/02/2016 00:00

Përmirësohet gjendja shëndetësore e futbollistit të Vllaznisë Erdenin Gurishta, i cili kaloi dje në koma pas një dëmtimi gjatë ndeshjes me Laçin.

Gurishta pësoi një goditje të rëndë në kokë, çka i vuri në rrezik jetën. Disa orë pas shtrimit në spital mjekët thanë se Gurishta doli nga gjendja e komës dhe pati një përmirësim të ndjeshëm.

Një ditë pas dëmtimit mjekët konfirmuan se Gurishta është jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel