James Rodriguez në optikën e Manchester United

27/02/2016 00:00

Manchester United ndryshon objektiv për merkaton e muajve të verës dhe e kthen vëmendjen te James Rodriguez.

Sipas asaj që publikohet te Daily Star, ‘Djajtë e Kuq’ e kanë pothuajse të pamundur për të arritur te Neymar, Bale apo Aubaumeyang dhe për këtë arsye vendosin në shënjestrën e tyre futbollistin kolumbian të Real Madrid.

Sipas asaj që deklaron eksperti i futbollit spanjoll Gijem Balage, Real Madrid nuk do të jetë në gjendje që të shesë portugezin Cristiano Ronaldo dhe për të siguruar të ardhura ‘Los Blancos’ do të sakrifikojnë pikërisht James Rodriguez.

Sipas Balages, Ronaldo dhe Real Madrid e kanë të pamundur të gjejnë një skuadër në gjendje që të blejë portugezin 31-vjeçar dhe si rrjedhojë e kësaj, te klubi ‘Merengues’ po mendohet për largimin e kolumbianit 24-vjeçar.

Por jo vetëm kaq, në median iberike përmendet gjithashtu se edhe Zidane e kërkon largimin e Rodriguez nga Santiago Bernabu, një situatë kjo nga e cila do të kërkojë të përfitojë Manchester United që e tentoi blerjen e James Rodriguez edhe në verën e vitit 2014.

Futbollisti kolumbian, që është në sezonin e tij të dytë te Reali, deri tani ka zhvilluar 65 ndeshje me këtë skuadër dhe ka shënuar 22 gola.

Top Channel