Ergys Kaçe, një tjetër shqiptar për Interin

27/02/2016 00:00

Pas Rej Manajt, Interi kërkon të sjellë në Milano një tjetër futbollist shqiptar. Këtë radhë në shënjestrën e klubit ‘zikaltër’ është vënë mesfushori i përfaqësueses shqiptare dhe i PAOK-ut, Ergys Kaçe.

Lajmi u konfirmua nga vetë agjenti i futbollistit.

“Drejtuesit e Interit kanë deklaruar se janë të interesuar për Kaçen, por ata duhet që fillimisht të flasin me drejtuesit e PAOK-ut, pasi Kaçe ka një kontratë me këtë skuadër”, deklaroi agjenti i lojtarit.

Ergys Kaçe ka në kontratën e nënshkruar me klubin grek një klauzolë për zgjidhjen e saj për shumën e 5 milionë eurove.

Top Channel