Një vend ku ndalohet të bësh selfie

27/02/2016 00:00

Mumbai ka deklaruar 16 zona ku nuk lejohet të bësh selfie, pas rritjes së numritë të vdekjeve të lidhura me maninë për të bërë kësi lloj fotosh.

Qytetet më të mëdha indiane janë të populluara me njerëz me telefon në duar që bëjnë selfie. Por edhe gjetja e vendeve më të rrezikshme për një selfie mund të ketë pasoja vdekjeprurëse.

Edhe vetë kryeministri Narendra Modi ka postuar ‘selfie’ me liderë të ndryshëm botëror. India është vendi që ka numrin më të lartë të vdekjeve që kanë patur si shkak pikërisht pozimin për selfie.

Tashmë Mumbai, i alarmuar nga trendi, ka ndaluar fotot ‘selfie’ në disa zona të qytetit, duke paralajmëruar njerëzit të mos ndërmarrin rreziqe të panevojshme.

Këtë muaj një studente 18-vjeccare humbi jetën në një piknik për shkak se humbi barazpeshën e trupit teksa bënte selfie në majë të një shkëmbi. Ajo ra në ujë dhe u mbyt, bashkë me një koleg klase i cili u përpoq ta shpëtonte.

Top Channel