Një shqiptar në Itali ka vrarë ish bashkëshorten dhe vjehrrën e tij, e më pas veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Rovigo ku janë gjetur të pajetë në një apartament Rosica Montana, 31 vjeçe, e ëma e saj, Maria Askarov, 51 vjeçe, dhe shqiptari Rino Begu, 40 vjeç.

Mediat italiane flasin për një grindje mes çiftit, pasi Begu kishte pak ditë që kishte shkuar të takonte të shoqen dhe kanë pasur debate mes tyre. Begu nuk ka pranuar divorcin, pasi 31-vjeçarja ishte larguar bashkë me fëmijët, 8 dhe 9 vjeç.

Disa dëshmitar flasin se 40-vjeçari shqiptar ka dalë i plagosur nga banesa dhe ka dhënë jetë në rrugë. Në momentin e të shtënave mendohet se në shtëpi mund të kenë qënë edhe fëmijët.

Media të tjera flasin dhe për një tjetër person, që mendohet të jetë i dashuri i gruas, i cili ka mbetur i plagosur nga tragjedia.

Top Channel