Conte-Chelsea, zyrtarizohet brenda 10 ditësh

27/02/2016 00:00

As Simeone, as Allegri, zgjedhja e Chelseat duket se është Antonio Conte. Sipas asaj që publikohet në median italiane dhe atë angleze, orët e fundit janë zhvilluar bisedimet mes drejtuesve të klubit londinez dhe përfaqësuesve te teknikut të Italisë, të cilat kanë dhënë sinjale pozitive.

Gjithnjë sipas këtyre mediave, tashmë është arritur marrëveshja dhe mbeten për t’u përcaktuar vetëm detajet e kontratës së Contes i cili pritet të firmosë atë në ditët në vazhdim.

Mësohet se Conte do të firmos me Chelesan një kontratë 3-vjeçare me një pagë prej 6.5 milionë euro në sezon, ndërsa “Sky” raportoi se gjithçka do të zyrtarizohet brenda dhjetë ditëve të ardhshme.

Por jo vetëm kaq, Conte duket se ka treguar edhe objektivat e tij të parë për merkaton e transferimeve ku shfaqet emri i Nainngolan nga Roma, ndërkolhë që këmbëngulet edhe për Paul Pogba i vënë prej kohësh në shënjestrën e Barcelonës dhe Realit të Madridit.

Top Channel