Futbolli italian, rënie në klasifikimin e UEFA-s

27/02/2016 00:00

Eliminimi i Napolit dhe Fiorentinës nga Europa League kanë penalizuar ndjeshëm futbollin italian.

Renditja e modifikuar e UEFA për këtë sezon e sheh Premier League të renditet në vendin e tretë kjo edhe për faktin tjetër se Liverpool, Tottenham dhe Manchester United vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Europa League, ndërkohë që Italia zbret në të pestin.

Klasifikimi i përgjithshëm i UEFA-s në këtë sezon sheh akoma më dominues kampionatin spanjoll që i ka në këtë moment të gjitha skuadrat e saj në Ligën e Kampioneve dhe Europa League.

Në vendin e dytë është Bundesliga dhe pas saj ajo Angleze. Rusia është ngjitur në vendin e katërt duke e spostuar më poshtë Serinë A.

Më të komplikuara bëhen gjërat në renditjen e përgjithshme. Anglia që është në vendin e tretë që i jep mundësinë që të jetë në Champions me 4 skuadra ka një avantazh prej më shumë se 3 pikë me Serinë A, një avantazh i lehtë ky duke marrë parasysh projeksionin për sezonin 2016-2017 pasi do të hiqen pikët e sezonit 2011-2012. Kështu Italisë do t’i hiqen 11.350 pikë, ndërsa Anglisë 15.250 pikë.

Top Channel