Luhet Kupa e Ligës, finalja Manchester-Liverpool

26/02/2016 22:40

Finalja e Kupës së Ligës përfaqëson një shans ideal që Manuel Pelegrini të mbyllë sezonin me një trofe prestigjioz te Manchester Citi.

Me dihatjen e Pep Guardiolës që po numëron ditët për të zbarkuar në “Etihad Stedium”, tekniku kilian ka përpara testin e parë të vërtetë sezonal, me ndeshjen ndaj Liverpulit të vlefshme për finalen e Capital One Cup.

Kapiteni Vincent Kompany është rikuperuar pas problemeve fizike dhe këtë e konfirmoi në paraqitjen autoritare në Ukrainë ndaj Dinamos.

Mbrojtësi belg së bashku me anësorin Sagna dhe sulmuesin Sterling zhvilluan një stërvitje të diferencuar, por pritet të jenë në formacion të dielën në stadiumin “Wembley” për sfidën që mund të kalojë kufirin e 90 minutave.

“Sagna, Kompany dhe Sterling janë duke u rikuperuar por kam lajme të mira se do të jenë të gatshëm për finalen” tha tekniku Pelegrini. këta lojtarë do ti shtohen kontigjentit tashmë të forcuar me rikthimin e Navas, dhe sulmuesit Boni”, tha Pellegrani.

Ndërkohë në përballjen me Liverpulin, mbeten jashtë futbollistët me dëmtime afatgjata, De Bryune, Nasri dhe Delph.

Top Channel