Spektakël në basketbollin kosovar, kosh fantastik në limite të lojës

26/02/2016 00:00

Nuk është ndeshje nga NBA, por nga kampionati kosovar i Basketbolli, edhe aty ka emocione të jashtëzakonshme dhe kosha të tillë si ky i fundit i shënuar nga Dardan Berisha.

Ishin sekondat e fundit të ndeshjes së basketbollit dhe pas një loje të bukur, ekipi i Pejës realizon një dy pikësh duke e çuar ndeshjen në 65-57, por pavarësisht se kishin mbetur vetëm 3 sekonda nga fundi i periodës së tretë dhe të fundit të ndeshjes, basketbollisti Dardan Berisha lëshon një goditje nga gjysma e fushës së tij duke realizuar një trepikësh spektakolar.

Vendasit e KB Prishtina fituan 68-57 ndaj Pejës, por ajo që me siguri do të mbahet mend gjatë nga kjo ndeshje do të jetë koshi spektakolar i shënuar nga Berisha në limitë të lojës.

Top Channel