Maxhoranca voton Presidentin, opozita përleshet jashtë me policinë

26/02/2016 17:10

Pasi shteroi të gjitha mjetet për të ndalur procesin e zgjedhjes së Hashim Thaçit si President të Republikës së Kosovës brenda sallës së Kuvendit, opozita e Kosovës dhe mbështetësit e saj kanë nisur përleshjen me forcat e policisë rreth godinës së parlamentit.

Protestuesit hodhën në drejtim të policisë bomba molotov, ndërsa kjo e fundit u përgjigj me gaz lotsjellës dhe automjetet me topat e ujit. Mediat kosovare thonë se në momentin e nisjes së përplasjes, mes mbështetësve të opozitës ka qenë edhe Albin Kurti, i cili ka bërë thirrje për zgjedhje të reja.

Përreth godinës së Kuvendit ka prani të madhe të forcave të sigurisë, që kanë ndërhyrë për të shpërndarë turmën e protestuesve.

Këta të fundit, nën presonin e gazit lotsjellës janë tërhequr drejt godinës së Komunës së Kosovës, ndërkohë që përleshjet vijojnë.

FOTO GALERI
1/27

Top Channel