Ambasadori amerikan: Opozita pengoi një proces demokratik

26/05/2016 16:00

Lidhur me situatën në Kuvendin e Kosovës ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawi.

Gjatë një prononcimi shkurt për mediat në hollin e Kuvendit, kryediplomati amerikan në Kosovë tha se “është i dëshpëruar që opozita ka penguar një proces demokratik”.

“Unë u jap mbështetjen time institucioneve të Kosovës”, është shprehur ai.

Edhe në seancën e javës së kaluar, Delaëi dënoi hedhjen e gazit lotsjellës në seancë.

“Para dy ditësh kremtuam ditëlindjen e Kosovës dhe është zhgënjyese që sot shoh se ka njerëz që duan të rrezikojnë demokracinë në Kosovë. U bëj thirrje të gjitha partive të ndryshojnë qëndrimet e tyre, të përpiqen të punojnë që nëpërmjet dialogut t’i japin fund kësaj krize politike. U bëj thirrje të gjithëve që të shmangin fjalorin nxitës siç janë “tradhtarë” apo “qyqarë”, që vështirësojnë dialogun dhe zhvillimin e Kosovës sipas nëvojës dhe dëshirës së qytetarëve”, u shpreh ambasadori Delawie.

Top Channel