Qeveria greke vendos bllokimin e zbarkimit në qytete, Athina: Refugjatët në ishuj

26/02/2016 00:00

Mijëra emigrantë vazhdojnë të qëndrojnë çdo ditë në Greqi në pritje të lejes greke për të vazhduar rrugën drejtë Maqedonisë.

Në portin e Pireut, disa qindra emigrantë zhvilluan një protestë duke kërkuar hapjen e rrugëve drejt Maqedonisë. Për gati një orë, ata mbyllën rrugët pranë portit. Autoritetet vendase bënë me dije se nuk mund t’i lejojnë të ikin, pasi nuk ka asnjë vend ku ata qëndrojnë.

Në kushte të vështira, të pa ushqyer,dhe me gjithçka iu ka mbetur prej luftës në Siri, emigrantët kërkojnë një mundësi për t’u larguar, por autoritetet greke thonë se s’ka asnjë mundësi të ndodhë kjo, nëse Maqedonia nuk vendos hapjen e kufirit. Refugjatët kanë organizuar edhe një protestë.

Për të pakësuar rritmin e mbërritjeve në Greqinë kontinentale, qeveria ka vendosur pakësimin e fluksit të emigrantëve që nisen nga ishujt. Është vendosur që të hiqen anijet e posaçme, dhe të lejohen vetëm 600-1000 në ditë të evakuohen nga ishujt e Egjeut drejt Pireut.

Në kryeqytetin helen aktualisht ndodhen nëpër sheshe dhe reparte të braktisura,me tepër se 5000 emigrantë të cilët aktualisht jetojnë në kushte të vështira.

Top Channel