Rita Ora në version aziatik

26/02/2016 00:00

Rita Ora na ka mësuar të shfaqet shumë pak e veshur, por 25-vjeçarja nuk zhgënjeu edhe e mbuluar.

Duke pozuar për kopertinën e “Harper’s Bazaar” të Vietnamit, këngëtarja me origjinë nga Kosova kishte zgjedhur një fustan aziatik. Foton e kopertinës ajo e publikoi në Instragram, në mënyrë që ta ndante me 8.4 milionë ndjekësit e saj.

Në fillim të këtij muaji, “The Sun” raportoi se 25-vjeçarja është duke paguar çmimin e mos lançimit të këngëvë të reja.

Kompania e saj “Ora Multi Services” e mbylli periudhën 1-vjeçare, që llogaritet deri në muajin prill 2015, me vetëm 265.457 paundë fitim, ndryshe nga viti paraparak ku ajo kishte realizuar fitim prej 1.3 milion paundësh.

Kjo është gjëja e fundit që i duhet Ritës në këto momente, pasi edhe labeli “Roc Nation” në padinë ndaj saj pretendon t’i marrë 1.6 milion paundë yllit të popit.

“Rita nuk kishte asnjë këngë të re për pothuajse 4 vite dhe sigurisht që kjo ka ndikuar në llogarinë e saj bankare”, u shpreh një burim i afërt me këngëtaren, që gjithashtu deklaron se të ardhurat si pjesëtare në jurinë e “X Factor” nuk janë përfshirë.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel