“Të pasmet e mia nuk janë dhe aq keq”

26/02/2016 00:00

Ajo tani është beqare dhe me vetëbësim në rritje. Ylli i “Sream Queens”, 29-vjeçarja Lea Michele tregon se nuk e ka problem të flasë për trupin e saj në intervistën e re për PeopleStyle.

“Më pëlqejnë këmbët e mia pavarësisht se jam 160 cm. Dhe të pasmet e mia nuk janë shumë keq. Jam e kënaqur me to”, thotë aktorja.

Lea rikthehet pas ndarjes nga i dashuri i asj prej dy vitesh, Matthew Paetz, 30 vjeç. Çifti nisi të takohet pasi u njohën në videon e saj muzikore “On my way” në qershor të 2014.

Pra, si e mban ajo trupin në formë? E thjeshtë. Duke u stërvitur.

“Praktikoj alpinizmin dhe jogën dhe ndonjëherë biçikletën elektrike. Kam blerë një biçikletë të tillë që ti bëj ushtrimet e mia në shtëpi. Po provoj të gjitha”, ka thënë ajo për PeopleStyle.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel