Ajo është një tjetër Pamela Anderson

26/02/2016 00:00

Modelja Kelly Rohrbach ka treguar veten e saj si një Pamela Anderson e re në setin e fotove për Haper’s Bazaar.

26-vjeçarja merr pjseë në filmin e ardhshëm që rikujton Baywatch, duke pasur rolin ikonik të Pammie-t, si C. J. Parker.

Në këto foto Kelly,e cila ka qënë e lidhur edhe me Leonardo DiCaprio, shfaqet në rërën e plazhit dhe me roba banje, këtë herë të zeza dhe të bardha.

Ajo ka thënë për revistën se është vëretët e emocionuar që ka rolin e CJ në filmin e ardhshëm. “Jam shumë e emocionuar. Është një rol mjaft ikonik”, ka thënë Kelly.

Filmi i ri Baywatch do të publikohet më 2017, dhe në të merr pjesë dhe Zac Efron dhe Dwayne Johnson.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel