Mesi u ka shënuar 123 portierëve

26/02/2016 00:00

Edhe portieri çek i Arsenalit, Peter Ceh u desh të nxirrte me detyrim topin nga rrjeta për shkak të golit të radhës të argjentinasit Lionel Mesi.

Futbollisti i Barcelonës numëron rekord pas rekordi si në kampionatin spanjoll ashtu edhe në Champions League, dhe me firmën e fundit në kupën “me veshë të mëdhenj”, shton statistikat në favor.

“Pleshti” i formacionit katalanas nuk e kishte mundur asnjëherë më parë portierin Ceh pasi në 6 përballje mes tyre edhe pse me ekipe të ndryshme, Lionel Mesi nuk kishte shënuar asnjëherë. Kjo përfundoi në 90 minutëshin e stadiumit “Emirates”.

Kështu numri i portierëve të ndëshkuar nga argjentinasi i Barcelonës shkon në 123 në të gjithë karrierën. Sipas të përditshmes katalanase “El Mundo Deportivo”, i pari mes portierëve që e kanë pësuar më shumë nga Lionel Mesi është Iker Kasijas.

Ish-mbrojtësi ekstrem i Realit është ndëshkuar 17 herë nga lojtari i Barcelonës, kjo edhe për shkak të më shumë ndeshjeve në dispozicion.

Diego Alves i Valencias është portieri i dytë që ka pësuar më shumë gola ndërsa Iraizoz është i treti në podiumin hipotetik aspak të lakmuar.

Por ka një emër që ka arritur të mbajë rrjetën e paprekur. Xhanluixhi Bufon nuk është ndëshkuar asnjëherë nga argjentinasi, edhe kur Mesi kishte shansin ta bënte në finalen e Champions në Berlin.

Top Channel