“Kuq e zi” edhe Murillo

26/02/2016 00:00

Rey Manaj ka marrë përsipër një detyrë të vështirë, që t’ia mësojë këngën e Kombëtares shokut të skuadrës tek Interi, Jeison Murillo.

Në një video të postuar në llogarinë e tij në Instagram, Manaj dhe Murillo shihen duke kënduar këngën “Kuq e zi”.

Qendërmbrojtësi i Interit, lojtari me origjinë nga Kolumbia, Jeison Murillo e ka të vështirë të këndojë vargjet, por mjaftohet më “la-la-la” duke ndjekur ritmin e këngës.

Ndryshe nga Murillo, Manaj e këndon me pasion këngën e cila ka shoqëruar Kombëtaren në kualifikueset e Europianit dhe do të vazhdojë të këndohet me zë edhe më të lart në Francë këtë verë.

Në të vërtetë, Murillo e Manaj duken shumë në humor pasi kanë postuar disa video ku ata shihen duke kënduar edhe këngë të tjera ndërsa janë në makinë.

Top Channel