E. League, “shuplaka” italianëve, festë për Xhakën dhe Hasin

25/02/2016 00:00

Lazio ka fituar 3-1 ndeshjen e kthimit me turqit e Gallatasarait në “Olimpiko”. Pas një pjese të dytë shumë të mirë, skuadra e Piolit ka siguruar kualifikimin për në “tetëshe” të kupës së Europa League falë golave të Parolos, Felipe Anderson dhe Kloses.

Goli i vetëm për skuadrën turke u shënua nga Oztekin por që nuk vlejti për asgjë pasi rezultati i ndeshjes së parë në Stamboll kishte përfunduar në barazim 1-1.

Liverpuli ka arritur të fitojë me një rezultat minimal ndaj Augsburgut në ndeshjen e kthimit pas barazimit 0-0 të takimit të parë. Pas 5 minutave një 11-metërsh për skuadrën e Jurgen Klop shndërrohet në gol nga Milner dhe goli i tij rezultoi i vetmi i këtij takimi.

Një barazim të hidhur me Vilarealin 1-1 ka marrë edhe Napoli i cili eliminohet kështu pasi është mundur 1-0 në ndeshjen e parë. Golit të Hamshit në pjesën e parë i përgjigjet Pina në fillimin e pjesës së dytë.
 
Manchester United ka shkatërruar 5-1 danezët e Midilandit. Pas një pjese të parë të barabartë 1-1 dhe një penalltie të humbur, në të dytën skuadra e Van Galit shënon edhe ktër gola të tjerë, dy Rashford, një Herrera dhe një Depaj. Me një agregat golash 6-3 “djajtë” kalojnë për në fazën tjetër të Europa League.

Bayer Leverkusen kaloi 3-1 Sportingun e Lisbonës me dy gola të Bellarabi dhe një të Calhanoglu, duke zhvlerësuar barazimin e përkohshëm të Zhoao Marios. “Aspirinat” kalojnë për më tej me rezultatin e përgjithshëm 4-1.
Një goditje të madhe mori Schalke 04 që ra në Genselkirchen ku u shkatërrua 3-0 nga Shaktar Donetsk.

Futbolli italian mori edhe një tjetër goditje në përpjekjet për të rrituar kuotat në Europë, kur Fiorentina humbi 3-0 në “White Hart Line” përballë vendasve të Tottenham duke u eliminuar kështu nga Europa e “vogël”.

Ndërkohë, trajneri shqiptar i Anderlehtit, Besnik Hasi ka arritur të kualifikohet pasi mposhti edhe në sfidën e kthimit Olimpiakosin. Edhe pse u desh të luheshin 120 minuta, falë dopietës së nigerianit Acheampong belgët vazhdojnë garën në Europa League. Anderleht fitoi me rezultat të përgjithshëm 3-1.

FOTO GALERI
1/1
Skuadrat që u kualifikuan në 1/8 e Europa League

Top Channel