Tifozët turq ndezin Romën (Video)

25/02/2016 00:00

Ndeshja e kthimit Lazio-Galatasaray, e vlefshme për Europa League do të nisë në 19:00 në “Stadio Olimpico”, por prej orësh tifozët e skuadrës turke kanë bllokuar rrugët e kryeqytetit italian dhe tensioni është i lartë.

Mediat italiane raportojnë se një grupim prej rreth 300 tifozësh të Galatasaray-t kanë hedhur flakadanë, ndërsa janë ndeshur me reagimin e policisë italiane.

Po ashtu, edhe gjatë natës raportohet se ka pasur përplasje mes dy tifozërive, ku dy persona kanë mbetur të plagosur lehtë me thikë, ndërsa dy të tjera janë ndaluar nga policie.

Edhe vitin e kaluar kryeqyteti italian u përfshi nga trazirat në një ndeshje të Europa League, kur Roma priti skuadrën holandeze të Feyenoord.

Top Channel