Është vetëm 17 vjeç, por do të përfitojë 1 milion euro në sezon

25/02/2016 00:00

Prej 18 ndeshjesh porta e Milanit këtë sezon është mbrojtur nga një portier vetëm 16 vjeç, Gianluigi Donnarumma, i cili këtë të enjte ka festuar ditëlindjen e tij të 17.

Me atë që ka treguar deri në këtë fazë të kampionatit, Donnarumma është një siguri e madhe për portën e Milanit në të ardhmen, por interesimi për të duket se është i madh. Të gjendur përballë një fakti të tillë, drejtuesit e Milanit kanë vendosur t’i bëjnë një dhuratë për ditëlindje, rinovimin e kontratës edhe për 3 vitet e ardhshme.

“Il Quotidiano Sportivo” shkruan se kontrata e re është pranuar nga  Donnarumma dhe ai pritet të përfitojë 1 milionë euro në sezon.

Klubi i ka ofruar rinovimin vetëm për tri vitet e ardhshme për fakt se portieri nuk mund të nënshkruaj një kontratë më të gjatë pasi ai ende është nën 18 vjeç.

Top Channel