Modifikime te Mercedes, makina W07 bëhet “peshkaqen”

25/02/2016 00:00

Mercedes ka bërë modifikime në makinën W07 të Leëis Hamilton e Nico Rosberg.

Skuadra kampione e botës në Formula 1 në profilin e saj në rrjetin social “Tëitter” publikoi një foto me ndryshimet në pjesën e hundës së makinës të quajtur “Bruce”, duke iu referuar personazhit peshkaqen në filmin e animuar “Në kërkim të Nemos”.

Përgjegjësi teknik i Mercedes, Paddy Lou bëri të ditur se modifikimet do te vazhdojne deri në garën e parë të kampionatit që do të zhvillohet në Australi në 20 mars.

“Është shumë e rëndësishme të jesh inovativ dhe një hap përpara të tjerëve”, tha Rosberg. “Më pas është e lehtë të kopjosh. Kur të tjerët shohin se çfarë bëjme ne, kërkojnë që të na imitojnë për të qenë më të shpejtë, kështu që ne synojmë të jemi gjithnjë më përpara”.

Ndërsa Hamilton deklaroi se është gjithnjë e vëshitrë të bësh përmirësime të mëtejshme kohë pas kohe, por te Mercedes po punohet shumë për të qenë gjithnjë përpara rivalëve. Sipas tij, është më e lehtë të ndjekësh të tjerët se të qëndrosh gjithnjë në krye, por te Mercedes puna ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe tashmë janë bërë disa përmirësime në makinë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel