Çfarë koshi i mrekullueshëm!

25/02/2016 00:00

Miami Heat fitoi ndaj Indiana Pacers të martën në mbrëmje në kampionatin e NBA, por teleshikuesit u emocionuan më shumë nga një tifoze bjonde sesa nga vetë ndeshja.

Alyssa Nelson ishte ulur shumë pranë parketit dhe kishte veshur një fustan të zi me një dekolte shumë të hapur. “Fox Sports” arriti të kapë momentin kur bjondja u hodh për të festuar një kosh të Goran Dragic, duke i treguar të gjithë fansave dekoltenë e saj të bollshme.

Menjëherë pas kësaj pamjeje, të gjithë tifozët u dyndën në profilin e saj të Instagramit duke e falenderuar për pamjen që u ofroi.

“Tifoze si ty bëjnë që ndeshja t’ia vlejë”, shkruanin ndjekësit e Miami Heat.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel