Shpejtësi dhe çmenduri në Iran (VIDEO)

25/02/2016 00:00

Ngjan si një prej skenave të filmit “Shpejtësi dhe Çmenduri”, por në fakt pamjet janë reale dhe ka ndodhur në Iran. Policia iraniane ka postuar një video nga kamera e montuar në mjet, ku është vënë në ndjekje të një shkelësi të rregullave të qarkullimit rrugor.

Drejtuesi i një automjeti të bardhë, pasi ka hedhur një qese nga dritarja, nuk i është përgjigjur kërkesës së policisë për të ndaluar.  Por personat që u largon me shpejtësi skëterrë ishin kriminelë, të cilët madje edhe qëlluan ndaj policisë.

Qëllimi i publikimit të këtyre pamjeve nga ana e policisë ishte pikërisht të nxirrte në pah se ata ishin përdorues droge dhe grabitës me armë.

Forcat e sigurisë kanë ndjekur kriminelët në një autostradë të Teheranit, por ata i janë përgjigjur me armë zjarri. Por policia u kundërpërgjigj duke neutralizuar automjetin e të dyshuarve dhe duke arrestuar keqbërësit, pa shkaktuar dëme civile.

Top Channel