Performanca e “nxehtë” e Rihannas

25/02/2016 00:00

Adele mund të ketë triumfuar në “Brit Awards”, por ajo që tërhoqi vëmendje ishte performanca e Rihannas me ish të dashurin e saj, Drake, të cilët prezantuan këngën e tyre më të re “Work”.

“O2 Arena” e Londrës u ndez sapo Rihanna u shfaq në skenë, ndërsa ovacionet filluan kur bukuroshja nga Barbadosi filloi të tundte fundshpinën, ose ajo që gjerësisht njihet si “twerk”.

Performanca “e nxehtë” e RiRit u mbyll me një përqafim me Drake, 27-vjeçari i cili thuhet të ketë qenë arsyeja kryesore e grindjes mes artistes dhe Chris Brown vite më parë, grindje që la shenja dhune në fytyrën e bukuroshes.

Kjo është hera e katërt që Rihanna performon në “Brit Awards”. Në të kaluarën ajo ka kënduar edhe këngët që më vonë u shndërruan në hite si “Umbrella”, “Only girl in the world”, “S&M” dhe “What’s my name”.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel