Basketboll, kombëtarja e femrave mposhtet edhe nga Italia

24/02/2016 00:00

Përfaqësuesja shqiptare e basketbollit për femra ka regjistruar humbjen e katërt në 4 ndeshje të zhvilluara deri më tani të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian, kësaj here përball Italisë.

Në takimin e parë që u luajt në Shqipëri në pallatin e sportit “Asllan Rusi” e vetmja gjë pozitive ishte zbutja e humbjes për vajzat e kombëtares sonë, që përball kryesueseve të grupit C, Italisë, munden me një diferencë prej 46 pikësh, 86-40.

Ajo që binte në sy ishte interesi i pakët për ndeshjen, rreth 300 të pranishëm, pavarësisht rëndësisë së saj.

Shqipëria ka zhvilluar deri më tani ndeshjet me Britaninë e Madhe dhe Malin e Zi dhe dy ndeshjet me Italinë atje dhe në Tiranë.

Vetëm pak kohë më parë është dhënë leja për të luajtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, i cili ende nuk plotëson të gjitha kushtet bazike. Ndeshjet e radhës Shqipëria do t’i luajë po në Tiranë, përball Malit të Zi më 19 tetor dhe më 23 tetor kundër Britanisë së Madhe.

Top Channel