Blatter-Platini dështojnë për të anuluar pezullimin

24/02/2016 00:00

Sep Blatter dhe Michel Platini, dy miq të kthyer në personat më të urryer për njëri-tjetrin e kanë humbur apelin për të hequr pezullimin e tyre në futboll.

Dy personazhet me më shumë influencë në këtë sport kanë arritur të reduktojnë skualifikimin, por nuk ia kanë dalë ta heqin përfundimisht.

Për të dy emrat që kërkonin fronin e FIFA-s, pezullimi ulet nga 8 ulet në 6 vjet për çështjet korruptive.

Ndërkohë, fundi i një epoke për qeverinë e futbollit botëror po zyrtarizohet në fund të këtij muaji me zgjedhjet që do të nxjerrin presidentin e ri të institucionit që ka njollosur sportin më popullor në planet.

Skandalet korruptive, pastrimi i parave, influenca e dyshimtë dhe dhuratat luksoze për momentin janë lënë mënjanë pasi FIFA po përgatitet për periudhën pas Sep Blatter.

Qeveria e futbollit do të ketë për herë të parë një president pas qershorit të 1998 dhe rindërtimi i imazhit të cënuar, është detyra e parë e kreut të ri.

Por, çfarë duhet të dini mbi procesin e 26 shkurtit, votimet dhe favoritët. Zgjedhjet do të mbahen në Hallenstadion në Zyrih, aty ku delegatët do të votojnë për kandidatin më të mirë.

Dikush e ka zbuluar të preferuarin e dikush jo, por favoriti mbetet Infantino. Zvicerani që me të gjitha gjasat do të marrë edhe votën e Federatës Shqiptare të Futbollit, pritet të triumfojë përballë princit Al Husein, Jerome Champagne, sheikut Al Khalifa apo politikanit afrikan Tokyo Sexwel, që tërheqjen më të madhe në marketing, ka mbiemrin, por jo mbështetjen në vota.

Me Kuvajtin dhe Indonezinë të pezulluar, do të jenë 207 vota të vlefshme në proces.

Në raundin e parë nëse një kandidat merr 2/3 e votave ose më shumë shpallet fitues. Nëse kjo nuk ndodh, për presidentin e ri duhen 104 vota në Zyrih.

Top Channel