Keta ëndërron titullin e ri, por shmang përballjen e tanishme me Golovkin

24/02/2016 00:00

Titulli kampion interkontinental në WBC, ka rritur interesimin e kësaj federate dhe mediave të shumta që të vendosin përballë njëri-tjetrit Gjetan Ketën dhe super kampionin e botës Gennady Golovkin. Por, vëllai, trajneri dhe menaxheri i tij, Ismail Keta do të ndjekë një strategji tjetër.

“Ne nuk jemi më vetëm djemtë e Asllan Ketës. Për të marrë titullin botëror qëllimi ynë është që të bëjmë edhe disa ndeshje të tjera. Bëhet fjalë që Gjetani të bëjë ndeshje kundër kampionatit aktual të botës në WBA. Ndeshja do të zhvillohet në Gjermani, në shtëpinë e kundërshtarit. Aty ne nuk kemi një publik si në Tiranë, por unë kam shumë besim te Gjetani dhe potenciali i tij”, tha Ismail Keta.

20-vjeçari Vincent Feigenbutz deri tani ka zhvilluar 23 ndeshje, ka fituar 21, 19 prej të cilave me nokout dhe ka regjistruar vetëm 2 humbje.

Ndërkohë, pasi i dha mundësinë Kristian Prengës të shpallet kampion Europe në Kikboks, Keta është i gatshëm të promovojë edhe të rinj të tjerë shqiptar në arenën ndërkombëtare.

“Në Shqipëri ka shumë talente. Përveç talentit, këmbënguljes, unë dua të shikoj tek ata njerëz që të kenë karakterin e duhur, pra që ja vlen për mua, për ata, për Shqipërinë, për t’i bërë kampion”, shprehet Ismail Keta, trajneri i Gjetanit. 

Top Channel