Jo një, por dy albume nga Beyonce këtë vit

24/02/2016 00:00

Lidhur me thashethemet që kanë pushtuar mediat rozë për publikimin e albumit të saj të ri, Beyonce përflitet se nuk do të nxjerrë në treg vetëm një album, por dy të tillë.

Sipas një burimi për “Hits Daily Double”, Bey po punon për një tjetër album të ri që pritet të publikohet në vitin 2016, një projekt me bashkëshortin e saj Jay.

Turneu botëror “Formation” i Bey pritet të nisë më 27 prill në Miami. Turneu i fundit i këngëtares ka qenë 2014, me bashkëshortin e saj Jay Z.

Top Channel