PDK cakton rivali formal të Thaçit, Rafet Rama

24/02/2016 00:00

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që deputeti i PDK-së, Rafet Rama, të jetë kandidati tjetër formal i Hashim Thaçit për President të Kosovës, pasi Kushtetuta kërkon që në garën për kreun e Shtetit të marrin pjesë së paku dy kandidatë.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci është parë gjatë seancës së sotme duke mbledhur 30 nënshkrimet e nevojshme, që kërkohen për kandidatin për President.

Top Channel ka mësuar nga burime brenda Kuvendit se, seanca për zgjedhjen e Presidentit do të caktohet nga Kryesia për t’u mbajtur gjatë kësaj jave.

Top Channel